×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldon e pret “ferri” në dhomat e zhveshjes së Al Nassr

    Insajderi
    08 January 2023 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 5 janar, Cristiano Ronaldo ndoqi drejtpërdrejt ndeshjen e parë të klubit të tij të ri Al Nasr.

    Klubi nga Riadi justifikoi pozitën e liderit në kampionatin e Arabisë Saudite dhe mposhti Al Tae 2:0 në fushën e vet.

    Dhe ndërkohë që portugezi po mbështeste shokët e tij të rinj nga tribuna, duke parashikuar debutimin e tij për klubin e ri, në dhomën e zhveshjes u krijua kaos i vërtetë.

    Pas ndeshjes, pavarësisht fitores, ka pasur një përplasje të ashpër verbale mes Vincent Abubakar dhe Anderson Talisca. Vetëm falë gjakftohtësisë së shokëve të skuadrës nuk pati asnjë konflikt fizik mes kamerunasit dhe brazilianit.

    Në fakt është pikërisht Abubakar ai cili është sakrifikuar nga klubi për t’i hapur dritën jeshile federimit të Ronaldos, ndërkohëqë nuk dihet që arsyeja ka qenë kjo situatë kaotike apo diçka tjetër që ka sjellë largimin e kamerunasit në vend të një tjetër lojtari nga uzbekistani që ishte planifikuar të largohej.

    Nuk ka dyshim se Ronaldon nuk e pret paqe në dhomat e zhveshjes në klubin e ri dhe mbetet për t’u parë nëse ndoshta ai do të jetë faktori që do të qetësojë pasionet e ndezura.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark