Ish-sulmuesi i kombëtares angleze dhe Manchester United, Wayne Rooney do të bëhet trajner i skuadrës amerikane, DC United, raportojnë mediat angleze.
Rooney, i cili luajti për DC United nga 2018 deri në 2020, shkon në Uashington pasi menaxhoi Derby County, ekipin e kategorisë së dytë angleze, në 17 muajt e fundit.
Derby County u gjobit me 12 pikë në fillim të sezonit për shkeljen e rregullave financiare të ligës. Prandaj, nuk është për t’u habitur që Derbi u rrëzua nga Chmapionshipi në nivelin e tretë të garave, League One.
Rooney qëndroi në klub deri në fund të sezonit.
Ndërkaq, tani ai po shkon drejt ShBA-ve. ESPN raportoi të dielën se Rooney do t’i bashkohet DC United pasi të përpunohen detajet përfundimtare dhe ai të marrë një vizë pune në ShBA.
DC United është në vendin e 13-të në Konferencën Lindore të MLS nga 14 klube pjesëmarrëse, ndërsa në xhiron e fundit u mposht 7-0 nga Philadelphia Union.
Rooney shënoi 253 gola për Manchester United dhe fitoi pesë tituj të Premier League dhe Champions League si lojtar.
Ai iu bashkua Derbyt si lojtar-trajner në vitin 2020 para se të emërohej menaxher vitin e ardhshëm.