×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrahja brutale ndaj të moshuarës – Policia del me detaje shtesë

    Insajderi
    03 November 2022 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë “Orenda”.

    Policia ka konfirmuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

    Sipas raportit të policisë, rastet për të cilat janë arrestuar kanë të bëjnë me “sulm”, “moslajmërim i përgatitjes së veprës penale” dhe “fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

    Të dyshuarve iu është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë.

    Ky është njoftimi i plotë:

    SULMI/MOS LAJMËRIMI I PËRGATITJES SË VEPRËS PENALE/FOTOGRAFIM DHE INCIZIMET TJERA TE PAAUTORIZUAR

    Pejë 29.10.2022 – NN. Pas publikimit në media të një video ku shihet se keqtrajtohet një person i moshuar i gjinisë femërore në një shtëpi te pëlqeve në Pejë. Në lidhe me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tri të dyshuara të gjinisë femërore kosovare, punëtore në shtëpinë e lartcekur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

    Aurona Pelaj ka deklaruar para hetuesve policorë se në ditën kritike kishte shkuar t’iu ndihmojë kolegeve të cilat po merreshin me të moshuarën (viktimën e rastit), pasi sipas saj ajo ka qenë agresive.

    Dhunën që ka ushtruar ndaj saj, ajo e ka arsyetuar duke thënë se “ajo e para më ka sulmuar”, teksa ka thënë se viktima ka kaluar atë ditë kriza nervoze dhe ka shkaktuar ‘telashe’ në hapësirat e qendrës.

    “Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër.“, ka deklaruar ajo

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark