×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahja brutale mes vajzavë në Shtime, policia nis hetimet

    Insajderi
    26 January 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy vajza janë rrahur mes vete në Shtime.

    Një video e tillë ka arritur në adresën e Insajderit, ku shihen dy vajza të cilat tërheqin njëra tjetrën për flokësh në mes të rrugës.

    Në video gjithashtu mund të shihet që teksa ato rrihen mes vete disa të rinjë bëjnë tifo dhe nuk ndërhyjnë që t’i ndalen.

    Sipas qytetarëve që e kanë shpërndarë këtë video, thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Godanc i Poshtëm në komunën e Shtimes.

    Ndërsa policia ka filluar hetimet lidhur me këtë rast, këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Sipas tij një rast i tillë nuk është raportuar ende në polici.

    “Jemi duke grumbulluar informacionet lidhur me rastin por nuk është raportuar si rast në polici”, tha ai për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark