×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahja brutale nga sigurim i “HangOver” në Gjakovë – Prokuroria liron katër të dyshuarit

    Insajderi
    12 July 2022 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një rrahje brutale ka ndodhur ndaj dy klientëve në klubin e natës “HangOver” në Gjakovë. Pamjet ekskluzive të premten e 8 korrikut, i solli Gazeta Insajderi.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj konfirmoi për Insajderin se për rastin u intervistuan disa persona derisa u arrestuan 4 prej tyre.  

    “Lidhur me rastin e ndodhur në një diskotekë në Gjakovë me datën 08.07.2022, mund të ju konfirmoj se janë intervistuar disa persona. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit 4 prej tyre janë ndalur në mbajtje”, tha zëdhënësi i policisë për Insajderin.

    Ndërkohë për rastin Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Prokurorinë  Themelore në Gjakovë.

    Zëdhënësja e prokurorisë, Yllka Shehu tha se katër të dyshuarit tanimë janë liruar.

    “Kanë qenë të ndaluar 48 orë, me urdhër të prokurorit kujdestar dhe janë liru në procedurë të rregullte, ndërkohë hetimet janë duke vazhdu. Rasti është iniciuar lëndim i lehtë trupor”, tha për Insajderin zëdhënësja e prokurorisë, Yllka Shehu.

    Rasti i rrahjes brutale nga organet gjegjëse është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

    Por si ndodhi i gjithë rasti?

    Ndonëse kishin shkuar për t’u argëtuar përfunduan të rrahur brutalisht nga sigurimi.

    Të rrahur kanë mbetur X.M (emër i njohur për redaksinë) si dhe një shtetas norvegjez, i mitur, 17 vjeçar. A ishte në shoqërinë e X.M.  

    Familjarë të viktimës i kanë thënë Insajderit se shtetasi norvegjez ka paraqitur rastin edhe në Ambasadën e Norvegjisë që ndodhet në Kosovë.

    Pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është stabile, nuk ka pranuar që të flas për Gazetën, por sipas familjarëve nuk kanë pasur asnjë problem me sigurimin e klubit.

    Gjatë momentit të sulmit, njëri nga aksionarët e klubit, Isidor Puka, përmes një fotografie shihet duke shijuar pamjen me një gotë ne dorë ku sigurimi po ushtronte dhunë ndaj klientëve.

    Sipas burimeve të Insajderit, arsyeja e përleshjes ishte pasi që dy klientë kishin denoncuar tek sigurimi që një klient tjetër po e ngacmonte një grua.

    Sigurimi nuk e mori parasysh ankesën e tyre, dhe u kthye kundër, kështu duke përfunduar në rrahje.

    Ndërkohë, Insajderi ka kontaktuar edhe pronarin e klubit “HangOver”, Valdrin Rizvanolli.

    I njëjti se ka komentuar rastin por është marrë me median.

    “Skam qenë unë aty, për detaje më të hollësishme e ki stacionin e policisë që mundesh me kontaktu. A i kam pa, jo mos me të rrejt jo, se nuk është diçka e mirë që ja vlen me u pa. Ne jemi të prirë si popull për bullizim të njerëzve me favorizu bullizimin e njerëzve se sene të mira rrallë qitni ju”, është shprehur Rizvanolli përcjell Insajderi.

    Sipas Rizvalloni “s’është interesant që me u pa ajo punë”.

    Insajderi sërish e ka pyetur se nëse ka një arsye pse ka ndodhur rasti, i njëjti ka vazhduar të merret me median.

    “Unë po ju kritikojë se është fakt nuk po flas për diçka që po shpiku – e nëse e arsyetojë ose jo unë qetash mundesh me shku në stacion të policisë edhe e merr raportin, jo prej meje, po zyrtarisht prej policisë”, deklaroi ai.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark