×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Rrahja e ish-këshilltarit të Metës nga policia malazeze, Abazoviç: I kam kërkuar falje

    Insajderi
    27 February 2023 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç i ka kërkuar falje publikisht profesorit Petraq Milo, i cili u dhunua nga policët malazezë në kufirin mes dy Shqipërisë e Malit të Zi.

    Abazoviç tha se kjo çështje nuk duhet të politizohet dhe se pamje të tilla nuk do të përsëriten sërish.

    Më vjen keq që ka ndodhur ky incident, i kam kërkuar falje profesorit. Kushdo që vjen në Mal të Zi është mëse i mirë se ardhur, nuk kam qejf që të politizohet kjo çështje, ka të bëjë me një moment që ka qenë katastrofal, e ftoj profesorin të vij. Atë ditë kur ka ndodhur ky incident dhe çdo ditë me mijëra njerëz kalojnë kufirin pa kurrëfarë problemi. Ata njerëz që kanë përgjegjësi për çka ka ndodhur, do të dënohen, ne ligjin do ta zbatojmë. Profesori nuk e ka prishur radhën, mirëpo ka ndodhur se është bërë viktimë e tërë këtij incidenti, mua më vjen shumë keq. Ato pamje nuk kanë për t’u përsëritur”, tha Abazoviç para gazetarëve në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Rama.

    Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo ishte lajmëruar shkurtazi për Gazetën Insajderi pasi u publikuan pamje të reja të dhunës së ushtruar ndaj tij nga policia kufitare malaziase. Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit me 18 janar të këtij viti.

    Ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta, i cili ishte nxjerrë zvarrë nga makina prej policisë kufitare malazeze, kundërshtoi të jap ndonjë përgjigje për ngjarjen, megjithatë në telefonatë u shpreh tejet i mllefosur.

    Nuk jam prononcuar që kur ka ndodhur problemi. Nuk jam njeri dosido. Është çështje është personale imja”, tha ai për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark