×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Rrahja e të moshuarës në Pejë, reagon RrGK: Të u hiqet licenca infermiereve

    Insajderi
    02 November 2022 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video shokuese është publikuar sot në rrjetet sociale. Një e moshuar shihet se po goditet me shuplaka në fytyrë nga një infermiere. Gazeta Insajderi ka zbuluar se infermierja që rrahu brutalisht të moshuarën në shtëpinë e pleqve në Pejë është Aurona Pelaj nga fshati Novosellë i Pejës.

    Për këtë rast çnjerëzor ka reaguar Rrjeti i Grave të Kosovës.

    Nga RrGK kanë kerkuar të nga Ministria e Shëndetësisë që t’u hiqet licenca të gjitha infermiereve të përfshira dhe qendres “Orenda”.

    “RrGK përmes këtij reagimi kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që t’u hiqet licenca të gjitha infermiereve të përfshira. RrGK kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të largojë licencën e operimit të qendrës “Orenda”, pasiqë shihet se sipas rastit të fundit, në këtë qendër ndodhë keqtrajtimi me persona të moshuar. Përveç kësaj, RrGK fton Policinë e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi të plotë duke arrestuar të gjitha infermieret e pranishme dhe fton të gjitha organet e tjera të drejtësisë që të hetojnë rastin me përgjegjësi të plotë dhe që infermieret të cilat ushtrojnë dhunë të marrin dënimin meritor”, thuhet në komunikatën për media.

    Ndërsa, nga institucionet kompetente RrGK ka kërkuar të ia japin ndihmën e duhur të moshuarës, e cila është viktimë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark