×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahja në diskotekën e Gjilanit – Gjykata dënon dy punëtorët e sigurimit që e rrahën pjesëtarin e FSK-së

    Insajderi
    18 October 2022 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Gjilan i ka dënuar dy pjesëtarët e sigurimit të diskotekës “Stop”, Përparim Shabanin e Irfan Demirin. Dyshja kishin rrahuar në muajin korrik pjesëtarin e FSK-së, Medin Veliu derisa ky i fundit kishte shkuar për argëtim me familjarët e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Siç mëson Gazeta Insajderi, Shabani e Demiri kanë pranuar fajësinë, pas kësaj gjykata me 6 tetor i dënoi me nga 1000 euro gjobë e burgim shtëpiak.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për rastin.

    Fillimisht rasti u raportua nga të afërm të viktimës, në këtë rast të pjesëtarit të FSK-së, Medin Veliut, të cilët po e shoqëronin atë natë. Ai rrëfeu për Insajderi se si ndodhi rasti.

    Gjithçka u zhvillua me 30 korrik rreth orës 12:15.

    Miku i Velut i kishte thënë Insajderit se e gjitha kishte nisur nga një fjalë që sigurimi me emrin Përparim Shabani i kishte thënë pjesëtarit të FSK-së, “mos mu sill qeknej”.

    “Përparim Shabani” ja ka ngjit për dore pjesëtarit të FSK-së duke ju drejtuar “mos mu sill qeknej” edhe pjesëtari i FSK-së i ka thënë nuk kishte vend lartë po këqyrim poshtë, ndërsa sigurimi ja ka kthy, un qeshtu po të them hupem prej ktuhit edhe e ka shty tu ja mshu grushtë“, tha dëshmitari për Insajderin.

    Dëshmitari tregon se në momentin që pjesëtari ju është prezantuar se kush është, personat e sigurimit e kanë sulmuar dhe më shumë duke e goditur dhe duke i thënë ” u ta qi…. ushtarin e nanës” .

    Momenti që i ka mshu shuplak, pjesëtari i FSK-së i është kthy duke i thënë se qysh pom mshon mu pa tbo kurgjo, un jom person zyrtar në FSK, momentin që i ka thënë kështu kolega tjetër i sigurimit ka ardh edhe ju ka drejtu me fjalt” u ta qi**** ushtarin e nones” edhe ja ka mshu grusht“, tha më tej ai.

    Mbas këtij momenti dëshmitari tregoi se ka ndërhyrë për ti ndarë, por nga sigurimi kanë ardhur dhe 6 persona tjerë dhe e kanë rrahur ushtarin e FSK-së deri largimin e tij nga lokali.

    “Në momentin i kanë mshu grusht unë kam ndërhy me i nda. Edhe kur kam ndërhy unë, menjëherë kanë ardh edhe 6 persona tjerë të sigurimit, dhe e kanë rrahur. Mu më kanë shty anash. Pjesëtari i FSK-së nonstop ka bërtitë “jom pjesëtar zyrtar në FSK, nalnu”. Ata nuk janë ndalë. Nonstop kanë thanë “qifsha ushtarin e nonës”. Duke e rrahur e kanë pru te dera. Edhe në fund sigurimi Irfan Demiri ka bertit “qitne jashtë këtë qen”. Edhe e kanë shty përtoke“, përfundoi dëshmitari për Insajderin.

    Rrahja e ushtarit të FSK-së, çka thoshte shefi i sigurimit të Stop

    Pas variantit të dhënë nga dëshmitari që ndodhej pranë Veliut, në redaksinë e Gazetës Insajderi ishte lajmëruar Xheladin Salihu, menaxher i këtij klubi të natës. Ai kishte mohuar kategorikisht që sigurimi kishte rrahur pjesëtarin e FSK-së.

    Salihi tha se e gjitha ka nisur pasi që pjesëtari i FSK-së nuk ka lejuar sigurimin ti bëjë kontrollet rutinore.

    “Ka hyrë në lokal dhe nuk ka lejuar që sigurimi të bëjë kontrollin, gjithsesi ne e lejuam dhe ai kërkoi të ketë një vend në zonën VIP, edhe këtë ja mundësuam edhe pse nuk kishte bërë rezervim ”.

    Menaxheri thotë se gjatë gjithë kohës pjesëtari i FSK-së është shëtitur në club kështu duke krijuar probleme.

    “Sigurimi ia ka tërhequr vërejtjen duke i thënë që po na krijon tollovi në mbajtjen e ecurisë së punës, listave të klientëve që kanë rezervuar, ushtari nuk ka pranuar të kthehet në vendin e tij dhe ka filluar të ofendojë drejt sigurimit duke i thënë që mua nuk ma ndalon askush të bëjë çfarë të dua” .

    Ai shtoi se me rastin është duke u marrë policia e cila tashmë i posedon pamjet e kamerave dhe në fund do të dali e ‘vërteta’.

    Por e vërteta që Salihi e pretendonte nuk doli të jetë në favor të tyre, të paktën kështu nuk vendosi Gjykata, e cila sot i dha të drejtë pjesëtarit të FSK-së, Medin Veliut.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark