×
  • Sport
  • Sport

    Rrakli: Munishi duhet të jetë trajner i Kosovës – Ja përgjigjja epike e trajnerit të Gjilanit

    Insajderi
    26 June 2021 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish sulmuesi i njohur i Kombëtares së Shqipërisë, Altin Rraklli, ka qenë i ftuar në emisionin e sportiti në “ATV”, ku ka folur edhe për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

    Rraklli ka thënë që nëse dikush duhet të bëhet selektor i Kosovës, ai është Ismet Munishi.

    ‘I takon Ismet Munishit ta merr kombëtaren e Kosovës sepse ai ka më shumë përvojë aty në Kosovë dhe ka pasur rezultate pozitive, kështu që është edhe më i madh se unë e meriton, tha duke qeshur’ Rraklli.

    I menjëhershëm ishte reagimi i trajnerit të Gjilanit, ku shtoi se është me kontratë dhe është në rregull.

    ‘Unë kam kontratë me Gjilanin ti je pa punë, unë jam në rregull’ ia ktheu Munishi duke qeshur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark