×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfimi i Celinës për klubin, kombëtaren dhe jetën në Angli

    Insajderi
    06 November 2017 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bersant Celina është i lumtur në Ipswich Town. Mesfushori i kombëtares kosovare po kalon formën e karrierës tek skuadra e re, teksa shprehet i dashuruar me tifozët dhe jetën në Ipswich.

    “Unë jam shumë i lumtur për veten time që po arrij të shënoj gola. Gjithashtu [jam i lumtur] për ekipin dhe për të gjithë tifozët”, tha Celina, në një intervistë të dhënë për mediumin lokal anglez, TWTD.

    Përkundër spekulimeve, Celina, i cili sezonin e kaluar luajti si i huazuar në Holandë me FC Twenten, thotë se po shijon plotësisht jetën në Portman Road.

    “Unë me të vërtetë po kaloj mirë këtu [në Ipswich]”, këmbënguli ai. “Këta janë djemtë më të mirë që kam luajtur ndonjëherë në një skuadër – ata janë të mahnitshëm. Ata janë të gjithë miq vërtetë të mirë. Unë jam i lumtur dhe në vendin e duhur”.

    Celina, i cili më parë ka luajtur tetë ndeshje për përfaqësusen A të Kosovës, duke shënuar një gol, do të kalojë dy javët e ardhshme me kombëtaren U21 të Kosovës, të cilët zhvillojnë dy ndeshje të rëndësishme kualifikuese të enjtën ndaj Izraelit dhe të hënën kundër Azerbajxhanit, raporton Insajderi.

    “Unë kam dy ndeshje për t’i luajtur me ekipin tim kombëtar në vijim do të fokusohem tek ato ndeshje së pari, para se të kthehem sërish [në Ipswich]. Dua të qëndroj këtu për aq kohë sa do jetë e mundur – jam i lumtur”, deklaroi Celina për TWTD.

    Në lidhje me afërsinë që ka me tifozët dhe njerëzit në Ipswich, me të cilët ai shpejt u bë hero, Celina shtoi: “I vlerësoj shumë tifozët, ata po e shohin se unë po jap gjithçka”. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark