×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rregullorja e re për Parkingjet në Kryeqytet, Rama jep detaje

    Insajderi
    16 January 2024 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një përmbledhje të pikave kryesore që parashihen rregulloren e re për Parkingjet në Kryeqytet.

    Aty përfshihet edhe ajo që do të ketë parking pa pagesë për veturën e parë të banorëve resident në adresën e tyre.

    “Vetura e parë pa pagesë për banorët rezident në adresën/rrugën e tyre ose pas aplikimit të kodifikimit në të gjithë qytetin, në segmentin e tyre (10 euro kosto e regjistrimit e cila aplikohet vetëm një herë)”, ka shkruar Rama.

    Poashtu do të ketë kosto më të lirë për veturën e dytë, apo 10 euro në muaj. Me këtë rregullore parashihet edhe zgjatja e orarit në Zonën 1 dhe 2 deri në orën 23:00, si dhe kufizim i parkimit në lagjet rezidenciale për vizitorë në orët e mbrëmjes dhe më shumë hapësira në dispozicion për banorët resident.

    Do të largohen edhe të gjitha laurat në lagjet rezidenciale, derisa parkimi në parkingjet e hapura do të jetë pa pagesë të shtunave e të dielave.

    Qytetarët që kanë parapagim përtej datës 22 janar, kur edhe hyn rregullorja në fuqi, do të rimbursohen.

    “Të gjithë qytetarët që kanë parapagim përtej datës 22 Janar 2024 do të rimbursohen, duke zbritur shumën prej 10 euro për ta cilësuar si pagesë të tarifës administrative. Të gjithë qytetarët të cilët i kanë dokumentet e plota në ndërmarrje do të njoftohen për të nënshkruar kontratën e re dhe nuk kanë nevojë të sjellin dokumente shtesë”, thuhet në postimin e Ramës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark