×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rreth 43 mijë persona mbeten pa punë për shkak të protestave në Francë

    Insajderi
    27 December 2018 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Francë, rreth 43,000 njerëz mbetën pa punë për shkak të protestave të “xhaketave të verdha” që filluan më 17 nëntor.

    Sipas Ministrisë së ekonomisë, shumë kompani kanë pësuar dëme të mëdha materiale për shkak të protestave të vazhdueshme.

    Dëmet që i janë shkaktuar shtetit vlerësohen të jenë rreth 28 milion euro.Gjatë protestës, 10 persona vdiqën dhe rreth 1,000 u plagosën ndërkaq u arrestuar rreth 4.340 njerëz.

    Protestat antiqeveritare të “xhaketave të verdha” kanë ndikuar më së shumti në rënien e nivelit të rritjes ekonomike si dhe mungesën e sigurisë së bizneseve.Lëvizja “xhaketat e verdha” mban emrin sipas xhaketave të sigurisë, të cilat duhet ti posedojnë të gjithë shoferët në Francë.

    Protestat filluan në mesin e nëntorit dhe u nxitën nga një rritje e tarifës për karburante.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark