×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rriten dukshëm çmimet për pushime në Greqi, Turqi dhe Spanjë

    Insajderi
    29 June 2023 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të gjitha paketat “All-inclusive” për pushime kanë kërcyer në çmime për disa prej destinacioneve mesdhetare, përfshirë Majorkën dhe Kretën.

    Çmimi mesatar për një javë me menu të plotë në Majorka të Spanjës është ngritur për 21 përqind. Çmimet për Tenerifen kanë shkuar lart për 22 përqind, thonë të dhënat e TravelSupermarket.

    Nëse zgjedhni të shkoni në Kretë të Greqisë, do t’u duhet të paguani 25 përqind më shumë, sesa një vit më parë.

    Mbi të gjitha destinacionet më të popullarizuara si Spanja, Turqia, Greqia, Portugalia dhe Qipro kushtojnë më shtrenjtë për afro 12 përqind.

    Çmimet për pushime janë rritur edhe për vendet përtej Mesdheut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark