×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Rritje 66.5%”, Armend Muja krahason qarkullimin e bizneseve në 2023 me vitin pandemik

    Insajderi
    26 January 2024 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka krahasuar vitin 2020 të qarkullimit të bizneseve me vitin 2023. Ai tha se ka pasur rritje 66.5 për qind.

    Por, deputeti i pushtetit nuk e përmendi faktin që  gjatë periudhës së pandemisë një pjesë e madhe e bizneseve ishin mbyllur ose kishin punuar me orar të reduktuar.

    “Qarkullimi i bizneseve në Kosovë – bazuar në të dhënat preliminare të ATK-së, bizneset e Kosovës kanë raportuar qarkullim vjetor të vitit paraprak 2023 rreth 20 miliardë €, rritje kjo prej 66.5% krahasuar me vitin 2020. Tendenca e re është që deri në fund të mandatit të Qeverisë Kurti II qarkullimi i bizneseve do jetë dyfishi në terma absolut krahasur me vitin 2020.”, ka shkruar Muja.

    Tutje, ai tha se edhe kontributi i bizneseve në tatim ka ndryshuar nga viti 2020 me vitin 2023.

    “Ngjashëm, kontributi i bizneseve në kuadër të tatimit në të ardhura të korporatave u dyfishua nga 85.3 milionë sa ishte në vitin 2020 në 183.8 milionë në vitin 2023. Rend e ligj, tatime tek shteti, e shteti shërbime për biznesin.”, ka shkruar ai në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark