×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rritje për 30 herë të rasteve me fruth në Evropë, IKSHPK del me njoftim

    Insajderi
    27 January 2024 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar ditëve të fundit një paralajmërim për përhapjen e fruthit në Evropë.

    Lidhur me këtë IKSHPK ka dal me njoftim ku thuhet se numri i rasteve është rritur për 30 herë në muajt e fundit në rajonin evropian, që përbën një rritje shqetësuese, ndërkaq raste të fruthit janë regjistruar edhe në vendet e rajonit.

    Instituti bën të ditur se në Kosovë aktualisht nuk ka raste të regjistruara me fruth, por u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë Kartelën e vaksinimit të fëmijëve dhe t’i vaksinojnë ata me kohë.

    “Në Kosovë aktualisht nuk ka raste të regjistruara të fruthit, por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës rithekson faktin se vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar fruthin dhe përhapjen e tij te njerëzit e tjerë, krahas masave të tjera të kujdesit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark