×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrustemi i reagon Hotit: Me dorën e vet e ka nënshkruar garancinë ndaj Serbisë që nuk do të angazhohet për njohjen dhe afirmimin e Kosovës

    Insajderi
    06 January 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i ka reaguar ish kryeministrit Avdullah Hotit, duke i thënë se kemi ardhur në këtë situatë kur opozita shpreson për çnjohje.

    “Avdullah Hoti paska thënë se ka ardhur puna që Kosova të gëzohet që nuk ka çnjohje, mirëpo në fakt problemi është që kemi ardhur në situatën kur opozita po shpreson dhe fërkon duart për ndonjë çnjohje sa për ta goditur Qeverinë”, tha

    Tutje ai ka shkruar se Hoti me dorën e vet e ka nënshkruar garancinë ndaj Serbisë që nuk do të angazhohet për njohjen dhe afirmimin e Kosovës, çka përbën shkelje të rëndë kushtetuese.

    “Mos të harrojmë, ky deputet në cilësinë e kryeministrit me dorën e vet ka nënshkruar garancinë ndaj Serbisë që nuk do të angazhohet për njohjen dhe afirmimin e Kosovës, çka përbën shkelje të rëndë kushtetuese. Deri në këtë pikë shkon non-sensi opozitar i ditëve të sotme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark