×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrustemi: Policia patrullon në secilën pjesë në veri, sovraniteti si asnjëherë me parë

    Insajderi
    20 December 2022 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara, për deputetin nga radhët e LVV, Adnan Rrustemi, sovranitet në veri të vendit ka si asnjëherë më parë.

    Rrustemi tha se sovraniteti simbolizohet përmes pranisë së shtetit dhe sipas tij, shteti është i pranishëm në veri si asnjëherë më parë.

    “Ne kemi sovranitet si asnjëherë më parë atje, përmes aktiviteteve siç është Policia e Kosovës që kontrollon rripin kufitar apo brezin kufitar me Serbinë, kontrollon pikat kufitare me Serbinë, kontrollon Ujmanin dhe patrullon në secilën pjesë në veri. Nëse sovranitet simbolizohet përmes pranisë së shtetit, ajo është më e pranishme si asnjëherë më parë”- tha Rrustemi për RTV21

    Ndryshe, barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e njëmbëdhjetë ditë po vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark