×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Rryma u shtrenjtua mbi 100%, u lirua vetëm 8%”

    Insajderi
    02 April 2024 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për 8 për qind është liruar çmimi i rrymës për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh, ka miratuar Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energjisë të martën.

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se kjo zbirtje nuk do të vërehet pothuajse nga askush.

    Ajo shkroi se ZRRE e ka shtrenjtuar rrymën dy herë gjatë mandatit të kësaj qeverie. Tha se për tri vjet rryma u shtrenjtua mbi 100%, ndërsa u lirua vetëm 8%.

    “Çmimi i energjisë elektrike në tri vitet e fundit ngritje mbi 100%, ulje vetëm 8%. Gjatë mandati të Qeverisë Kurti dhe me bekimin e Kurtit dhe VV-së, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka ngritur dy herë çmimin e energjisë elektrike”, shkroi Bajrami.

    “Herën e parë çmimi i energjisë është ngritë për konsum familjar dhe atë tarifa e lartë është ngritë për 104%  dhe tarifa e ulët për 85%  (për shpenzimin mbi 800 KWh), ndërsa herën e dytë çmimi i energjisë elektrike është ngritë për 15%  për të gjithë shpenzuesit”, shtoi ajo.

    Deputetja shkroi edhe se arsyet për shtrenjtimin e rrymës “sot janë inekzistente”.

    “Sot, Zyra e Rregullatorit të Energjisë paska vendosë të ta ulë çmimin për 8% , ulje kjo që nuk do të vërehet pothuajse nga askush. Dmth. ngritje mbi 100%  dhe ulje vetëm 8% , edhepse arsyet që janë përdorë kur është ngritë çmimi i energjisë sot janë inekzistente”, shkroi Bajrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark