×
  • Lajme
  • Lajme

    RTK pa buxhet që prej 1 prilli, kryesindikalisti radhit emrat e deputetëve që “s’po e kryejnë punën”

    Insajderi
    02 May 2023 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Fadil Hoxha, ka radhitur emrat e deputetëve në Komisionin për Buxhet dhe Transfereve, që sipas tij, e kanë lënë televizionin publik pa buxhet.

    Hoxha, me anë të një postimi në ‘Facebook’,  ka thënë se nuk ka ndodhur më herët që punëtorët e RTK-së të mos jenë në dijeni kur do t’iu ekzekutohen pagat, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ne histori te RTK-se ka ndodhe gjithcka por asnjehere punetoret mos me e dite kur i marrin pagat e tyre per te cilat kane punuar. Besoni nuk ka nderhyrje me te madhe ne pavaresine e nje Transmetuesi Publik se sa politika me vendos kur me t’i dhene parate te cilat te takojne me ligj”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.

    Tutje, ai ka radhitur emrat e deputetëve të pushtetit e opozitës që janë pjesë e komisionit, që sipas tij, kanë bllokuar buxhetin e RTK-së.

    Postimi i plotë:

    Prej 1 prillit RTK eshte pa buxhet.

    Per tash e 32 dite Transmetuesi Publik eshte lene ne meshiren e askujt.

    E gjithe kjo pershkak se deputetet e Komisionit per Buxhet e Transfere nuk dojne me u taku e me e kry kete pune per te cilen jane zgjedhur por edhe per te cilen paguhen.

    Ne histori te RTK-se ka ndodhe gjithcka por asnjehere punetoret mos me e dite kur i marrin pagat e tyre per te cilat kane punuar.

    Besoni nuk ka nderhyrje me te madhe ne pavaresine e nje Transmetuesi Publik se sa politika me vendos kur me t’i dhene parate te cilat te takojne me ligj.

    E keni mundesine qitjani drynin po hajgare mos boni me neve.

    Ajo cka po me iriton me se shumti eshte mosguximi i Bordit me ngrite zerin per kete ceshtje.

    Dilni more folni se nuk ka kurgjo me te keqe e me te demshme se nenshtrimi.

    Keta jane deputetet e Komisionit per Buxhet e Transfere

    Armend Muja-kryetar

    Jeta Statovci

    Enver Haliti

    Emon Rrahmani

    Visar Korenica

    Duda Balje

    Mergim Lushtaku

    Avdullah Hoti

    Ferat Shala

    Pal Lekaj /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark