×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ruajtja e territorit, dinari, Imri Ahmeti – Mesazhet nga Lipjani të Osmanit që nuk do t’i pëlqejnë Kurtit

    Insajderi
    18 March 2024 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E para e shtetit sot ka vizituar Komunën e Lipjanit. Atje u prit nga kryetari Imri Ahmeti. Vjosa Osmani nga Lipjani lëshoi disa mesazhe që nuk do t’i pëlqejnë kryeministrit, Albin Kurti. Ajo foli për ruajtje të territorit për çështjen e dinarit, e madje nuk kurseu as lavdërimet ndaj kryetari që vije nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    Për dallim nga Kurti që po pretendon se po e zbaton Kushtetutën përkundër presionit ndërkombëtar, Osmani potencojnë nevojën e bashkëpunimit të ngushtë me ndërkombëtarët, me theks të veçantë SHBA-ve.

    Ajo teksa po fliste për vendimin e dinarit u shpreh se “neve na duhen aleatë në krahë” , dhe se valuta e euros është duke u zbatuar për shkak të ndihmës së SHBA-ve.

    “Ashtu siç kam deklaruar edhe më herët për zbatimin e plotë të Kushtetutës jo vetëm në letër por edhe në praktikë, neve na duhen aleatët në krahë, çështja ka qenë si të zbatohet neni 11 i Kushtetutës që kërkon që në Kosovë të ketë vetëm një valutë dhe ajo është euroja. Me ndihmën e SHBA’së e kemi arritur këtë gjë”, u shpreh ajo përcjell Insajderi.

    Përveç kësaj, presidentja foli edhe për “ruajtjen e territorit”, edhe këtu potencoi se duhet bashkëpunim i plotë i Kosovës me aleatët.

    “…Kështu që secili prej nesh duhet të ulemi bashkë me aleatët tanë, përfshirë aleatin kryesor, Shtetet e Bashkuara, dhe të sigurohemi që mbrohet çdo pëllëmbë e territorit tonë dhe çdo qytetar i Republikës sonë. Për ta arritur këtë, duhet të punojmë bashkë me aleatët dhe kjo nuk është një gjë që ka dikush në Kosovë që nuk e di“.

    Gjatë qëndrimit të saj në Lipjan, Osmani në konferencën e përbashkët me Imri Ahmeti e LDK-së, nuk u kursye që ta lavdërojë atë.

    U shpreh se “nga puna e Imri Ahmetit, qytetarët e Lipjanit kanë me çka të krenohen”.

    “Kam kënaqësinë që sot të pritëm nga kryetari Imri Ahmeti, një prej kryetarëve me të  cilin njihem për më se 20 viteve  dhe kemi bashkëpunuar edhe në cilësi të ndryshme kështu që nga puna e tij e deritanishme jam e bindur që qytetarët e Lipjanit kanë me çka të krenohen dhe se edhe projektet e tjera, të cilat më informojë sot kryetari do të vazhdojnë dhe do të përmbyllen me sukses”, tha Osmani.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark