×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rukiqi i LDK-së: Qeveria Kurti edhe kur e shpenzon paranë publike, e shpenzon keq

    Insajderi
    30 August 2023 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ”edhe kur e shpenzon parane publike, e shpenzon keq”.

    Këtë pretendim ai e ka arsyetuar, pasi Qeveria ndau mjetet për librat shkollorë të cilat do të iu transferohen prindërve të nxënësve.

    ”Mbi 4 milionë ka qene oferta per librat shkollore, ne tenderin e anuluar nga Qeveria. Sot i kane ndare mbi 6 milionë euro, për librat e njëjtë”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

    Ai ka thënë se efekti në këtë rast është dëmtim i buxhetit.

    ”Demtim i buxhetit, se paku per 2 milionë euro me shume. Kjo i bjen si me i vjedh, 2 milione nga taksat tona; Komplikim i gjerave, për secilën familje qe ka fëmije ne shkolla; Një arsye me shume, për te demonizuar ndonjë biznes qe paguan taksa. Te dëmshëm, amatera, keqpërdorues te parasë publike”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark