×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Rusët bombarduan qytetin e përfaqësueses së Ukrainës në Eurovision, dhjetë minuta para performancës në finale

    Insajderi
    14 May 2023 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vendlindja e përfaqësuesve të Ukrainës në Eurovision u godit nga raketat ruse pak çaste përpara se grupi të dilte në skenë në Liverpool.

    Kreu i administratës shtetërore rajonale, Volodymyr Trush, konfirmoi se dy persona u plagosën, transmeton Telegrafi.

    Kryebashkiaku i Ternopilit, Serhij Nadal, konfirmoi se magazinat ishin dëmtuar.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës akuzoi Rusinë se kishte sulmuar rajonet e Kievit dhe Ternopilit, para dhe gjatë performancës së Tvorchi në Eurovision Song Contest.

    Dhjetë minuta para se të dilte në skenë në Liverpool Arena, përfaqësuesi i Ukrainës postoi në Instagram duke cituar një raport për një sulm në Ternopil në perëndim të Ukrainës.

    Pas performancës ai shtoi: “Ternopil është emri i vendlindjes sonë që u bombardua nga Rusia, ndërsa ne ishim në skenën e Eurovizionit duke kënduar për zemrat tona të çelikut, paepur dhe vullnet”.

    Ai theksoi mbështetjen për të gjitha qytetet që bombardohen shpesh.

    “Ky është një mesazh për të gjitha qytetet e Ukrainës që bombardohen çdo ditë. Kharkiv, Dnipro, Khmelnytskyi, Kiev, Zaporizhzhia, Uman, Sumy, Poltava, Vinnytsia, Odesa, Mykolaiv, Chernigov, Kherson dhe të gjithë të tjerët. Evropë, bashkohuni kundër së keqes për hir të paqes!”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark