×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusia reagon për ngritjen e taksës në 100 përqind ndaj mallrave serbe

    Insajderi
    23 November 2018 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, e ka quajtur pushtim nga forcat speciale të Kosovës aksionin e sotëm në veri të vendit.

    E ka cilësuar këtë si provokim e eskalim të konfliktit nga ana e siç thonë ata, Prishtinës.

    Mediat përcjellin se “Moska dënon fuqimisht ‘pushtimin’ e forcave speciale të pjesës së popullsisë serbe të Mitrovicës”, duke e cilësuar këtë si “një tjetër provokim nga Prishtina”, gjithnjë duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse.

    Lajmi thekson edhe taksën e Kosovës, njëherë në 10 për qind e më pas në 100 për qind për mallrat serbe e boshnjake, duke e cilësuar si përgjigje ndaj mos anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

    “Të premten, Policia e Kosovës arrestoi katër serbë në qytetin e Mitrovicës, duke thënë se tre prej tyre ishin arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e udhëheqësit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti dhe personi i katërt se i ‘rezistoi policisë’”, shkruajnë mediat serbe.

    “Ne e konsiderojmë pushtimin nga forcat speciale kosovare të pjesës së popullsisë serbe të Mitrovicës në mëngjesin e 23 nëntorit si një provokim i radhës nga Prishtina me qëllim të shtypjes së serbëve të Kosovës nga provinca… Ne e dënojmë fuqishëm eskalimin e konflikti nga ana e Prishtinës”, citohet të ketë thënë Ministra e Jashtme ruse.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark