×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia e braktisë Traktatin Qiejve të Hapur

    Insajderi
    15 January 2021 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rusia tha se ka nisur procedurën për tërheqje nga Traktati ndërkombëtar i Qiejve të Hapur, pas largimit të SHBA-së, vitin e kaluar.

    Kjo marrëveshje lejon fluturime për mbikëqyrje ajrore në mbi dhjetëra shtete pjesëmarrëse.

    Ministria e Jashtme ruse tha se tërheqja e SHBA-së “e ka prishur ndjeshëm balancën e interesave të shteteve nënshkruese” dhe se propozimet e Rusisë për ta mbajtur gjallë marrëveshjen janë injoruar nga aleatët në Uashington.

    “Duke pasur parasysh mungesën e përparimit në përpjekjet për t’i hequr pengesat që parandalojnë funksionimin e Traktatit në situatën e re, Ministria e Jashtme ruse ka të drejtë të njoftojë fillimin e procedurave të brendshme për tërheqje nga Traktati për Qiejt e Hapur”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

    Shtetet e Bashkuara janë tërhequr zyrtarisht nga Traktati më 22 nëntor, pas, siç është thënë, “shkeljeve flagrante” nga Moska.

    Në atë kohë, Moska e ka dënuar vendimin duke thënë se është i dëmshëm për sigurinë e Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

    Traktati i Qiejve të Hapur është nënshkruar në vitin 1992 dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2002, duke lejuar 34 anëtarët e tij të kryejnë fluturime të paarmatosura vëzhguese mbi territoret e njëri-tjetrit, për të mbledhur të dhëna për forcat ushtarake dhe aktivitetet.

    Ithtarët e Traktatit thonë se fluturimet ndihmojnë në krijimin e besimit midis vendeve, pasi, për shembull, tregojnë se kundërshtarët nuk po vendosin forca fshehurazi ose nuk po përgatiten të fillojnë sulme./rel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark