×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sa i rrezikshëm është projekti i “Zajdenicës” për Kosovën? – Flet Sheholli

    Insajderi
    10 July 2021 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatmir Sheholli, drejtues i Institutit për Afrimin e marrëdhënieve ndëretnike ka folur për çështjen e Asociciacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    I ftuar në InDoks, Sheholli ka folur për se si e sheh krejt këtë periudhe zhvillimesh rreth këtij projekti, dha sa rrezik paraqet ai për të ardhmen.

    Ai ka thënë se veç iniciativa për themelimin e Asociacionit është ditur se do të sjell probleme.

    “Defenitivisht që vet iniciativa e vitit 2011 në Bruksel për themelin e Asociacionit të Komunave me Shumice serbe i ka anët e veta të cilat mund të gjenerojnë edhe probleme. Vet fakti që jo vetëm në Kosovë po në çdo shtet ku formohet një çështje që ka të bëjë më një entitet të caktuar e ka njëfarë mesazhi I cili mund të jetë mesazh për popullatën ku jetojnë atë shtet jo të mirë”, tha ai.

    Sheholli foli edhe për kohën se si në të kaluarën protestohej për mos themelimin e këtij asociacioni.

    “Siç e dimë prej asaj periudhe ka pasur vazhdimisht edhe protesta e demonstrata edhe çështja të mos pajtimit me këtë që ka të bëjë më themelin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe dhe them të drejtën kjo po vjen në kohë bajagi të rrezikshme për Kosovën meqë këto strategjitë gjeo-politike në botë po krijojnë edhe huti edhe në aspektin diplomatik edhe në këto çështjet që kanë të bëjnë me një të ardhme te sigurt të një vendi”, ka thënë Sheholli për InDoks.

    Gjatë intervistës, drejtori i IAMN-së theksojë se Kosova ndodhet në një moment pozitiv, këtë e lidh me deklaratën e dhënë nga zëvendësndihmës sekretari i Shtetit, Mathew Palmer.

    “Siç e dimë në vitin 2013 vet-iniciativa dhe janë vendos nënshkrimet atëherë të zotëri Thaçi dhe Ivica Daçiqit, mirëpo ajo çka unë mendoj që është bë mirë, në periudhën mes 2013-2015-es në këtë çështje që nuk është shumë e leverdishme për Kosovën është që në dokumentin ku nënshkruan z.Vuciq dhe atëherë kryeministri Isa Musatafa pohohet dhe është për çudi se si ka pranuar Vuciqi të nënshkruaj atë dokument atëherë, ku theksohet që statuti dhe dokumenti i cili ka të bëjë me themelin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të kalojë përmes Kushtetutës së Kosovës dhe ky moment besoj që na ka dhënë njëfarë mundësie që në të ardhmen ta kemi këtë mundësi dhe kjo sipas të gjitha gjasave edhe pse Mathew Palmer e tha para disa ditëve që duhet të themelohet, por është një moment që për neve është shumë pozitiv, ku e thotë në frymën e Kushtetutës së Kosovës”, deklaroi ai.

    Sipas tij nëse ky projekt nuk realizohet sipas Kushtetutës së Kosovës, në të ardhmen do të kemi probleme konstante me Serbinë.

    “Dhe kjo ndoshta na bënë që themelimi i këtij Asociacioni në frymën e vet, Kushtetutës së Kosovës, po e them kushtimisht mos të na sjell probleme në të ardhmen por unë jam shumë skeptik që nëse kjo të themelohet dhe i merr pavarësisht ato komponentët e saj të cilat mund ti ketë në të ardhmen në ato 4 shtyllat të cilat përmend vazhdimisht, dhe me këtë regjim në Beograd, ne do të kemi probleme konstante me këtë çështje”, ka thënë ai për InDoks.

    Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark