×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa kosovare e kanë emrin Vlora?

    Insajderi
    28 November 2018 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosovarët pagëzojnë fëmijët e tyre me emra të qyteteve shqiptare

    Vlora është qyteti ku u shënua historia e shqiptarëve. Për shkak të rëndësisë së këtij qyteti, shumë vajza në Kosovë iu vu emri Vlorë.

    E këtë vit, 28 Vlora nga Kosova vizituan qytetin e Vlorës në Shqipëri, për nder të festës së pavarësisë së Shqipërisë.

    Bashkë me to ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

    Përveç këtyre Vlorave, në Kosovë sipas Agjencisë së statistikave, janë diku rreth 1000 femra që kanë këtë emër.

    Në vendin tonë shumë qytetarë kanë emra të qyteteve të Shqipërisë. E po ashtu, është bërë praktikë që të grupohen dhe të vizitojnë po atë vend.

    Në 2017, 40 kosovare me emrin Saranda vizituan qytetin e Sarandës.

    Përveç Sarandave dhe Vlorave, qytetarë të shumtë kanë emra që lidhen me Shqipërinë: Elbasan, Valbona, Shkodran, Shqipe, Alban…

    Madje në vend ka edhe qytetarë që mbajnë emra të heronjve. Qytetar i Kosovës është edhe një person me emrin Ismailqemal.

    Sipas statistikave emrat me domethënie shqiptare kanë mbizotëruar në Kosovë gjatë viteve ’90-ta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark