×
  • Lajme
  • Lajme

    Saltot hakmarrëse të ministrit Rikalo

    Insajderi
    08 November 2018 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nenad Rikalo nuk i ka dhënë fund hakmarrjes ndaj Elhami Hajdarit për padëgjueshmërinë që e kishe demonstruar gjashtë muaj më parë, kur kishte refuzuar t’ia përcillte jashtëligjshëm mbi 80 mijë euro një biznesi me bazë në Prizren, me të cilin kishte raport afarist Biljana Rikalo, bashkëshortja e këtij ministri serb.

    Të martën e ka pezulluar një masë suspendimi kundër Hajdarit dhe të mërkurën ia ka rishqiptuar masën e njëjtë, shkruan Koha Ditore.

    Nëpërmjet kësaj saltoje, ia ka vazhduar ndëshkimin, por njëkohësisht, sa për formalitet, ka përmbushur kërkesat e një vendimi të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës dhe dy vendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nëpërmjet të cilave kërkohej që Hajdari të kthehej në pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (ABZH), nga e cila ishte suspenduar.

    Në vendimin e së martës shprehet përcaktimi për t’i respektuar këto vendime të institucioneve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark