×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sami Lushtaku iu kundërpërgjigjet Albin Kurtit pasi ia përmendi kompaninë e familjarit të tij

    Insajderi
    10 October 2022 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Djegia e veturës së Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija, bëri që kryeministri Kurti të vizitojë me mëngjes ShSKUK-në, nga ku doli me konstatim se dy kompani kanë dështuar ta kryejnë punën e tyre. Njëra prej kompanive është në pronësi të djalit të vëllait të ish-deputetit të PDK-së, Sami Lushtaku.

    Ish-deputeti i PDK-së dhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku konsideron se kryeministri Albin Kurti ka inat personal me të, kur sot publikisht i qiti “para gjyqit” dy kompanitë “Quantic” dhe “Security Code”, kjo e fundit në pronësi të djalit të vëllait të Lushtakut, Milazimit dhe personit tjetër Esat Tahiri.

    Sipas kryeministrit Kurti, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima””.

    I kontaktuar nga Express, ish-deputeti Sami Lushtaku thotë se Kurti ka inate personale me të.

    “Unë mendoj që kryeministri ka punë me të mençura se me u merr me ato kompani, ai e di që njëra prej kompanive është e djalit të vëllait. Unë mendoj që e ka bë për shkak të deklarimit tim publik që unë i kam thënë Kurtit”, tha Lushtaku për Gazetën Express.

    I pyetur se për cilën deklaratë e ka fjalën, Lushtaku u përgjigj:

    “Atë deklaratën që i kam thënë Kurtoviq, kjo është ajo, inati personal me mua”, tha më tej Lushtaku.

    “Besoj që kompania e jep arsyetimin (del me një reagim)”, përfundoi Lushtaku.

    Lushtaku e quajti Kurtin “Kurtoviq” pas një video të publikuar nga Vetëvendosje ku ish-partitë e pushtetit akuzoheshin për shkatërrimin e vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark