×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Së paku 48 persona të vrarë në Bagdad

    Insajderi
    16 February 2017 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një makinë e mbushur me eksploziv shpërtheu të enjten në Bagdadin jugor, duke vrarë të paktën 48 vetë dhe duke plagosur 55, kanë thënë burime të policisë dhe  mjekësore.

    Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (Isil), të cilët janë duke u mbrojtur, pas humbjes së kontrollit të Mosulit lindor për një ofensivë ushtarake të Irakut mbështetur nga SHBA, mori përgjegjësinë për bombën në një deklaratë në internet, raporton Telegraph.

    Burimet e sigurisë kanë thanë se automjeti i cili shpërtheu të enjten ishte i parkuar në një rrugë të mbushur me njerëz në Hayy al-Shurta  në jugperëndim të qytetit.

    Numri i të vdekurve mund të rritet më tej, pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ka thënë një mjek. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark