×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sekuestrohen dy villa në Brezovicë – Vazhdon aksioni

    Insajderi
    11 October 2022 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke zhvilluar një aksion që ndërlidhet me rastin e njohur si “Brezovica”. Sipas burimeve të sigurta të Gazetës Insajderi deri në këto momente janë sekuestruar dy villa.

    Aksionin e kishte konifrmuar për Gazetën Insajderi edhe prokurori i rastit Rasim Maloku.

    “Po ka nisur aksioni i cili është duke u zhvilluar bashkë me Policinë e Kosovës”, ishte përgjigjur shkurt Maloku.

    Ndërsa deri në këto momente sipas burimeve të Gazetës Insajderi dy villa janë sekuestruar dhe aksioni është duke vazhduar.

    Ndryshe, që nga fillimi në rastin “Brezovica” janë arrestuar mbi 30 persona. “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”- janë këto veprat penale, për të cilat po hetohen biznesmenë e zyrtarë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

    Në aksionin e fundit që ishte zhvilluar para disa ditësh prokurori i rastit, Rasim Maloku kishte thënë për Insajderin se janë rreth 30 të arrestuar, 18 nga ta ndodhën në paraburgim, tre në arrest shtëpiak e disa të tjerë me masa më të buta.

    “Është ngritur një aktakuzë për 11 të pandehurit – tre nga ta janë zyrtarë kurse 8 janë investues në zonën e parkut kombëtarë Sharri në Brezovicë. Janë nën hetim dhe 70 të pandehur të ndarë në dy lëndë. Mbi 30 persona te arrestuar-  18 paraburgim 3 në arrest shtëpiak dhe disa me masa me te buta e dita mbrohen në liri. Pra varësisht nga rrezikshmëria se sa e pengojnë hetimet apo mund të arratisen”, kishte thënë Maloku për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark