×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sekuestrohen mbi 900 pako me ‘Plazma’ të ardhura ilegalisht nga Serbia

    Insajderi
    15 April 2024 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandim me mallra në Stublinë të Gjilanit.

    Siç njoftohet, Njësia e Task Forcës ka ndaluar një automjet, ku drejtuesi i tij, shtetasi serb, kishe hyrë ilegalisht në Kosovë, kishte të ngarkuara mbi 900 kuti me pako të “plazmave”.

    “Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare ne mes Republikës se Kosovës dhe shtetit Serb”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    “Më datë 14.04.2024 në rrugën Stublinë-Gjilan nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti Peugeot me targa serbe me drejtues I.A. shtetas serb, i cili kishte hyre nga Serbia ne Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”.

    “Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar disa pako me Plazma keks i bluar: 61 pako x 16 kutia, gjithsej 976 kuti”.

    Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër te prokurorit malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminal doganor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark