×
Show / Fashion

Sëmundja e trurit vret më shumë se 100 fëmijë

Insajderi
19 June 2019 - 11:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më shumë se 100 fëmijë në Indi kanë vdekur nga një virus i trurit. Vdekjet erdhën pas përhapjes në shtetin Bihar të encefalitit (inflamacion i trurit, shkaktuar nga infeksioni ose një reaksion alergjik).

Të paktën 200 pacientë, shumë prej të cilëve nën moshën 10-vjeçare ndodhen në spitale ku po marrin trajtim mjekësor.

Zyrtarët e shtetit thanë se shumë prej viktimave vdiqën për shkak të hipoglikemisë, ose sheqerit të ulët të gjakut.

Mijëra fëmijë kanë vdekur nga encefaliti në Bihar dhe në afërsi të Uttar Pradesh, që kur rasti i parë u zbulua në fund të viteve 1970.

Shteti ka njoftuar se do të mbulojë gjithë koston e trajtimit për të gjithë të prekurit.

Shpërthimi nisi në fillim të qershorit. Sëmundja zakonisht ndodh gjatë sezonit të shirave dhe fëmijët janë më të prekurit.

Sëmundja shkakton dhimbje koke dhe vjellje si edhe mund të çojë në gjendje kome, mosfunksionim të trurit, dështimin e zemrës dhe të veshkave.

Mjekët thanë se fëmijët e moshës nga 6 muajsh deri në 15 vjeç janë më të prekurit dhe një e pesta e fëmijëve që mbijetojnë duhet të jetojnë me dobësi neurologjike.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark