×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Serbët po e presin në Rudarë mesazhin e fundit nga Vuçiqi për barrikadat

    Insajderi
    28 December 2022 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në barrikadën e vendosur në Rudarë, serbët po presin ardhjen e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe të tjerëve që të kthehen nga takimi që kishin më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton “Blic.rs”, transmeton Insajderi.

    Nga takimi që kishte mbajtur Vuçiqi me përfaqësuesit e Listës Serbe, u tha që t’i largojnë barrikadat pas lënies në arrest shtëpiak të ish-policit serb Dejan Pantiq  dhe lirimit të Nikolla Nedeljkoviq, i riu i arrestuar në Gazimestan.

    Vuçiq ka thënë se ka kërkuar që serbët të tërhiqen nga barrikadat dhe ka shtuar se kanë marrë garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja se kërkesat e serbëve do të pranohen.

    Që 19 ditë barrikadat kanë bllokuar lirinë e lëvizës në veri të vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark