×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Serbi, kopjo Bullgarinë, njihe Kosovën… dhe kështu do t’i bashkohesh Perëndimit”

    Insajderi
    16 March 2023 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunter Fehllinger, i ka ‘treguar’ Serbisë si mund të bëhet pjesë e Perëndimit.

    “Serbi, kopjo Bullgarinë, njihe Kosovën dhe mbështet Ukrainën, kështu do t’i bashkohesh Perëndimit po aq suksesshëm sa Bullgaria”, ka shkruar Fehllinger në Twitter, shkruan Gazeta Insajderi.

    Fehllinger edhe në 15 vjetorin e Pavarësisë i ka bërë thirrje Greqisë dhe Qipros që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

    Ai tha se Kosova dhe Ukraina duhet të jenë pjesë e NATO-s.

    “Miqësia mes Kosovës dhe Austrisë festohet me shumë stil në Vjenë. Duke festuar ditëlindjen e 15-të të Kosovës në zemër të Austrisë neutrale, ftoj Kosovën, Austrinë dhe Ukrainën që të anëtarësohen në NATO”, kishte shkruar ai në Twitter, transmeton Gazeta Insajderi

    Ai pati thënë se pavarësia e Kosovës është fakt.

    “I bëj thirrje Greqisë dhe Qipros që të njohin Kosovën dhe të jenë aleati më i mirë i NATO-s”. Tashmë kanë kaluar 15 vjet, pavarësia është fakt dhe pse në këtë çështje duhet të qëndrojmë me palën serbe dhe ruse”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark