×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Serbi me simbole çetnike provokon ushtarët e KFOR’it në Zveçan

    Insajderi
    31 May 2023 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në komunën e Zveçanit ku po zhvillohet protestë nga ana e serbëve, situata po vazhdon të jetë e qetë.

    Ekipi i Insajderit i cili po qëndron në këtë komunë raporton se një serb ka provokuar ushtarët e KFOR’it.

    Në fotografi personi në fjalë shihet teksa e mbanë një flamur të Serbisë, ndërsa në kokë ka të vendosur një kapele me simbole çetnike.

    “Pse e këni mbyllur rrugën”, ka qenë pyetja nga ai drejtuar ushtarëve të KFOR’it duke bërtitur. Këta të fundit nuk kanë reaguar. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark