×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Serbia e pranoi Kosovën shtet në secilin paragraf, Neni 4 çon në OKB”

    Insajderi
    03 March 2023 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Në secilin paragraf të marrëveshjes Kosova është shtet, Vuçiq mashtroi deputetët dhe qytetarët serbë”, ka thënë Nënkryetarja e Partisë Popullore Serbe, Sanda Rashkoviq Iviq, duke folur për Plan-Propozimin e Bashkimit Evropian për Normalizim të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Insajderi.

    Rashkoviq duke folur për gazetën serbe “Nova” e quajti “tallje me mendjen e shëndoshë” që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar këtë marrëveshje.

    “Thuhet se Serbia do të njohë të gjitha dokumentet, prej diplomave, gjë që e mirëpres, e deri te pasaportat, gjë që nuk e mirëpres fare, sepse pasaporta është prerogativë shtetërore, është simbol shtetëror”, ka thënë ajo.

    Në lidhje me Nenin 4 ku përcaktohet që Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, Rashkoviq tha se “Kosova qartazi nuk do të anëtarësohet në Shoqatën e Peshkatarëve por në Kombe të Bashkuara”.

    “Kur pranoni një copë letre të tillë si kreu i shtetit, zbatimi do të thotë zbatim i asaj që thuhet në të. Nuk është bufet”, tha ajo, derisa marrëveshjen e quajti “njëfarë coup d’état”.

    Takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel ku zyrtarisht u pranua marrëveshja, politikanja serbe e quajti “çasti vendimtar” derisa tha se “Serbia e dha Kosovën vetiu”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark