×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Serbia “tradhton” Rusinë, fshehurazi i shet armë Ukrainës

    Insajderi
    08 March 2023 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Javën e kaluar mediat ruse kanë raportuar se municionet për sistemet raketore të prodhuara në Serbi, i ishin dërguar Ukrainës përmes kompanive në Turqi. Në lidhje me këto lajme  ka reaguar ministri i mbrojtjes së Serbisë, Milos Vucevic, i cili ka mohuar vërtetsinë e tyre, dhe pse dokumentet që faktojnë një gjë të tillë janë publike.

    “Ne nuk i eksportojmë pajisje ushtarake as palës ruse apo asaj ukrainase. Më tregoni një dokument ku armatimi ynë mund të rishitet. Ne jemi palë e përgjegjshme që e mban fjalën dhe respekton marrëveshjet ndërkombëtare, pasi ashtu ndërtohen kredibiliteti i shtetit”, ka thënë Vucevic në televizionin serb Tv Pink.

    Ai poashtu  ka deklaruar se një e pesta e armatimit që prodhohet në këtë industri  mbetet për nevojat dhe synimin e përforcimit të Ushtrisë së Serbisë, pjesa tjetër është për eksport./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark