×
  • Sport
  • Sport

    Sergio Ramos viktimë e hajdutëve

    Insajderi
    27 September 2023 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rikthehen grabitjet e futbollistëve në Spanjë! Këtë herë viktima janë Sergio Ramos dhe gruaja e tij Pilar Rubio.

    Ngjarja ndodhi më 20 Shtator në banesën e lojtarit në zonën “La Alegría”, në komunën seviliane të Bolujos, kur po luhej ndeshja Sevija-Lens e vlefshme për Ligën e Kampioneve.

    Në shtëpi ndodheshin katër fëmijët e çiftit bashkë me kujdestaret e tyre.

    Sipas policisë, as fëmijët dhe as kujdestarët nuk pësuan dëme.

    Ndërkohë bashkëshortja nuk ndodhej në banesë për shkak të impenjimeve profesionale.

    Hajdutët thyen të gjitha masat e sigurisë e hynë në fermën prej 44 hektarëshe.

    Ata arritën që të merrnin disa veshje të markave të rëndësishme, orë luksoze, bizhuteri dhe para.

    Policia spanjolle ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

    Kjo nuk është hera e parë që Ramos bie viktimë e grabitësve.

    Në vitin 2012, kur luante për Realin, disa hajdutë u futen në banesën e tij në Madrid.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark