×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sërish rekord, Italia regjistron mbi 30 mijë raste të reja ditore dhe 199 vdekje

    Insajderi
    30 October 2020 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Italia regjistroi sot 31 084 infektime të reja me COVID-19 dhe 199 vdekje në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Shifra e përditshme e infektimeve, që ishte më pak se 27 000 dje, theu një rekord të ri, ndërsa vdekjet pësuan një rënie të vogël, pas tre ditësh rradhazi me më shumë se 200 në ditë.

    Pacientët në kujdes intensiv janë shtuar në 1 746, krahasuar me 1 651 dje, një prirje që shihet veçanërisht shqetësuese.

    Sipas Mbrojtjes Civile, numri i përgjithshëm i të vdekurve tani qëndron në 38 321, ndërsa numri i përgjithshëm i infeksioneve ka arritur në 647 674.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark