×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Nuk mbështesim këtë ligj, është i dëmshëm për ekonominë, konsumatorin dhe produktet esenciale

    Insajderi
    20 October 2022 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka mbështetur Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, të cilin e konsideruan si ligj i cili është i dëmshëm për ekonominë e tregut, konsumatorin dhe produktet themelore isanksionon e monopolizon skajshmërisë dhe politikisht.

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala u shpreh se ky projektligj nuk ka të caktuar as momentin kur nis së zbatuari dhe as mbarimin.

    Sipas tij ky projektligj me qëllim të mirë lë hapësirë të madhe që kthehet në dëm.

    “Në shumë situata që është shkruar në draft-ligj tejkalon përmasat e një ligji qëllim mirë dhe lë hapësirë të madhe që ky ligj mund të kthehet edhe në dëm, apo edhe mund të përdoren situata të caktuara kundër bizneseve të caktuara për mënyrën dhe ruajtjen e konkurrencës apo aktualisht dhe aksidentalisht edhe për falimentimin e bizneseve të caktuara importuese apo konstatuese…Ligji nuk ka as moment të përkohshëm të fillimit e as mbarimit, pra nuk ka as fillim dhe as mbarim dhe as një lloj afati ky ligj, rrjedh pyetja natyrisht se kur hyn në fuqi ky ligj dhe sa zgjat kjo periudhë”, u shpreh ai.

    Ai tha se komisioni i cili formohet për këto masa është puro politik.

    “Në draftligj shihet që komisioni formohet në këtë rast nga ministria pra është një komision puro politik. Komisioni ka kompetencë të madhe deri tek ndërhyrjet vullgare në treg e cila paraqet rrezik të lartë për ekonominë e tregut të lirë, komisioni sipas draftligjit ka kompetencë të lartë për përcaktimin dhe rangimin e produkteve esenciale dhe shkallën e destabilizimit të tregut, për masat ndaj operatorëve prodhues dhe tregtarë të produkteve”, theksoi Shala.

    Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shala nuk parasheh involvimin e nevojshëm të inspektorit dhe Agjencionit të Konkurrencës.

    “Pajtohem 100% që ideja është dhe duhet të zhvillohet në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit, në drejtim të mbrojtjes së produkteve esenciale në drejtim të mbrojtjes së stabilitetit të tregut por kjo ide që është e shkruar në draftligj nuk pasqyron atë që u tha dhe që duhet me qëllimin më të mirë,. Prandaj në këtë situatë që është me këtë pozicion të draftligjit që e kemi PDK nuk mund ta mbështes kështu dhe duke u nis nga faktet tjera që në asnjë rast nuk keni krijuar si shumicë parlamentare mundësinë e draftimit dhe përmirësimit të ligjeve. Ne nuk mund ta mbështesim një ligj i cili është edhe keq i shkruar por edhe i dëmshëm për ekonominë, për konsumatorin dhe produktet esenciale i sanksionon dhe i monopolizon skajshmërisht dhe politikisht”, theksoi ai

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark