×
  • Lajme
  • Lajme

    “SHBA dhe BE mund ta detyrojnë Kosovën të tërheq taksën doganore”

    Insajderi
    22 November 2018 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se fuqitë e mëdha si SHBA dhe BE mund të shtyjnë Prishtinën të tërhiqet nga vendimi për taksën doganore.

    Stefanoviq ka theksuar për ‘Pink TV’ se pas mesazheve që erdhën nga Uashingtoni dhe Brukseli që vendimi i autoriteteve të Prishtinës duhet të tërhiqet, ai pret që të shoh hapa konkret dhe të mos mbesin vetëm në letër.

    “Nëse SHBA dhe BE me të vërtet i bëjnë presion Prishtinës atëherë ky vendim mund të tërhiqet”, ka deklaruar Stefanoviq, transmeton lajmi.net.

    Tutje, ministri serb ka thënë se është shkel marrëveshja e CEFTA-së dhe ka pyetur BE-në se si ka lejuar të shkelet kjo marrëveshje.

    Ai ka shtuar se vendimi i autoriteteve të Prishtinës është i dëmshëm për biznesin privat në Serbi si dhe për të huajt që zotërojnë fabrika në Serbi dhe vendosin mallra në Kosovë.

    Ndërsa, sa i përket vazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd, Stefanoviq ka thënë se kjo do të jetë e vështirë pasi nuk ka dallime thelbësore mes politikanëve të Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark