×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    SHBA-ja do të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

    Insajderi
    19 May 2023 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken, ka bërë të ditur se SHBA-ja do të vendos sanksione të reja kundrejt Rusisë.

    Blinken kështu bëri të ditur me anë të një postimi në Twitter, teksa shtoi se këto sanksione do të rrisin presionin te Rusia dhe do t’ia dobësojnë ekonominë dhe fuqinë ushtarake.

    “Në koordinim me G7, Australinë dhe partnerët tjerë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të reja Rusisë. Këto sanksione do të rrisin presionin në Rusi dhe do të dobësojnë fuqinë ushtarake ruse, ekonominë dhe fuqinë e saj për të nxitur agresionin e paligjshëm ndaj Ukrainës”, shkroi Blinken.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark