×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA padit gjigantin e teknologjisë Apple, kjo është arsyeja

    Insajderi
    21 March 2024 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SHBA ka akuzuar Apple për monopolizimin e tregut të smartfonëve në një proces gjyqësor të rëndësishëm kundër gjigantit të teknologjisë. Padia e shumëpritur vjen pas vitesh të tëra akuzash nga kritikët se Apple ka dëmtuar konkurrencën me kushtet, tarifat e larta dhe qasjen e saj ndaj harduerit dhe softuerit të saj.

    “Apple e bën teknologjinë e saj të lehtë për t’u përdorur, por ajo e arrin këtë duke kontrolluar dhe në disa raste, duke kufizuar mënyrën se si kompanitë e palëve të treta mund të ndërveprojnë me produktet dhe shërbimet e gjigantit të teknologjisë. Në disa raste, Apple mund t’u japë produkteve të veta akses dhe veçori më të mira se sa konkurrentët e saj”, thuhet në deklaratë.

    Kompania ka mohuar të gjitha akuzat.

    Këtë vit, rregulloret europiane  detyruan Apple që t’u japë kompanive të tjera akses në çipin e harduerit tap-to-pay të iPhone, duke mundësuar krijimin e portofoleve dixhitale konkurruese. Por këto rregulla janë të kufizuara në Bashkimin Europian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark