×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA të shokuar me autoritarizmin e Vuçiqit dhe të impresionuar me demokracinë e Kurtit

    Insajderi
    22 July 2021 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në vazhdimin e negociatave për zgjidhjen së marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, administrata e presidentit të SHBA Joseph Biden do të bëjë më shumë presion ndaj presidentin serb Aleksandar Vuçiq sesa ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje kompromisi, ka thënë jo zyrtarisht një përfaqësues i qarqeve diplomatike nga Uashingtoni për gazetën serbe “Danas”.

    “Në Uashington, ata janë të impresionuar nga demokracia e Kurtit, dhe nga ana tjetër, të shokuar nga autoritarizmi i Vuçiqit”, ka thënë burimi i Danasit.

    Siç pretendon Danas, presidenti i Serbisë kritikohet nga zyrtarët amerikanë, ndër të tjera, për mungesën e sensit për dialog me kundërshtarët politikë, kontrollin e tepruar mbi media, si dhe deklaratat ndezëse të bëra shpesh nga ai dhe disa të bashkëpunëtorëve të tij për fqinjët e Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

    Sa i përket Kurtit, pretendohet se ai gëzon mbështetjen e Amerikës në shumicën e segmenteve politike, megjithëse konsiderohet si një “bashkëbisedues më i pakëndshëm” i Amerikës sesa paraardhësi i tij në detyrë, Avdullah Hoti. Në atë kontekst, theksohet se Kurti dëshiron atë për çka angazhohet edhe administrata e Biden-it – që Kosova të marrë njohje nga Serbia.

    Burimi i Danas-it shpjegon se SHBA presin që Kurti të zbatojë reformat e premtuara, veçanërisht ato që lidhen me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit, dhe se llogarisin seriozisht në presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ka lidhje jashtëzakonisht të mira politike në qarqet e afërta me Biden-in.

    Në Departamenti i Shtetit, ende jo zyrtarisht, pretendohet se Matthew Palmer nuk do të qëndrojë në pozicionin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit në të ashtuquajturën “Byro Evropiane” për një kohë të gjatë, që do të thoshte se ai do të lirohet nga detyrat e tij si Përfaqësues Special për Ballkani Perëndimor.

    Siç shpjegon burimi i Danas: Karen Donfried, e cila do të emërohet Ndihmëse Sekretare e Shtetit e SHBA për Evropën dhe Euroazinë, me siguri do të zgjedhë një ekip të ri, duke përfshirë një përfaqësues të veçantë për Ballkanin Perëndimor./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark