×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shefi i NATO-s: Siguria në Kosovë, kyçe për stabilitetin e Ballkanit Perëndim

    Insajderi
    21 December 2022 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fjalimin e fundvitit, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka përmendur aktivitetet e NATO-s në Kosovë.

    Ai tha se siguria në Kosovë, kyçe për stabilitetin e Ballkanit Perëndim

    Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe sigurinë në Kosovë, e cila është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ose të ndihma e forcave të sigurisë në Irak për të siguruar që ISIS të mos kthehet. Ju luani një rol thelbësor për sigurinë tonë”, tha ai në fjalimin e tij.

    Ndër tjerash, Stoltenberg tha se lufta e Rusisë në Ukrainë e ka bërë botën më të rrezikshme.

    Ky vit ka qenë një vit si asnjë tjetër. Lufta e ilegale e agresionit të Rusisë në Ukrainë e ka bërë botën tonë më të rrezikshme”, shprehet Stoltemberg në mesazhin e tij.

    Por, ai tha se përballë krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO është përgjigjur me forcë dhe unitet.

    Brenda disa orësh nga pushtimi, ne aktivizuam planet tona të mbrojtjes”, ka rikujtuar ai.

    Stoltemberg tha se mbështetur nga aftësi të konsiderueshme në ajër dhe në det, NATO ka  dyfishuar numrin e grupeve  luftarake, nga katër në tetë.

    “Dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë parandalimin dhe mbrojtjen tonë. Ajo që bëni ju, forcat tona të armatosura, u dërgon një mesazh të qartë Moskës dhe kujtdo që do të na sfidonte: NATO është këtu”, tha ai në mesazhin e tij të publikuar në Twitter.

    Stoltemberg u shpreh se mbështetja e forcave të armatosura e bën Aleancën më të fortë dhe të gjithë njerëzit janë më të sigurt, njofton televizionipublik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark