×
Show / Fashion

Sheh gjallë në ëndërr djalin 26-vjeçar, nëna shkon në varreza dhe…

Insajderi
13 June 2019 - 09:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një nënë është vënë nën hetim nga autoritetet pasi zhvarrosi të birin e saj dhe e mori në shtëpi. 26-vjeçari Zviadi Dzhobava vdiq nga leucemia dhe u varros në vendlindjen e tij në Ussuriysk, në rajonin Primorsky Krai të Rusisë.

Pak kohë pas vdekjes së të birit, nëna e tij e pa në ëndërr sikur ishte ende gjallë dhe vendosi që të shkonte tek varri i tij. Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, gruaja, emri i së cilës nuk është bërë publik, mori me qira një makinë, shkoi në varreza dhe pasi e nxorri arkivolin e mori me vete në shtëpi.

Ajo mësohet se e la arkivolin e të birin në oborrin e shtëpisë, ku qëndroi për 3 ditë derisa një prej fqinjëve mori në telefon policinë. Kur kjo e fundit shkoi në shtëpinë e gruas, ajo pranoi çfarë kishte bërë.

Autoritete nisën hetimet ndaj saj ndërsa urdhëruan që t’i bëhej një ekspertim psikiatrik. Ajo pritet që të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve për dy muaj, për të përcaktuar gjendjen e saj mendore.

26-vjeçari u varros në të njëjtin vend, ndërsa sa i përket nënës së tij, nëse shpallet fajtore ajo përballet me gjobë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark