×
  • Lajme
  • Lajme

    Sheholli – Bashës së VV’së: Hajde në veri largojë flamujt e Serbisë

    Insajderi
    23 April 2023 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli iu është kundërpërgjigjur deputeti të VV-së Dimal Bashës i cili pak më parë kritikoi disa analistë për qëndrimet e tyre për procesin zgjedhor në veri, shkruan Gazeta10.

    Deputeti Basha po ashtu derisa ju referua analistëve që sipas tyre këto zgjedhje s’mund të jenë legjitime, ai tha se “Shumë e (b)analisti me emra e mbiemra shqiptarë po merziten që s’po fiton prapë Radoiçiçi e Veselinoviqi me Listën Serbe.”.

    E, Sheholli për këtë e ftoi deputetin e VV-së që të shkojë në veri e me i larguar flamujt serb nga veriu, pasi sipas tij “është kollaj të shkruaj nga Prishtina”.

    “Kush është ai? Ai le të vjen në veri i kallxojmë na atje. Kollaj ëshhtë prej Prishtinës me shkru në Facebook, atje duhet me ardh, edhe ata flamurat e Serbisë me i hjekë Dimali me Dimalat tjerë, e tani na thojna që janë patriota të jashtëzakonshëm, e jo me dalë njeriut më të spikatur të shoqërisë civile me i thanë.”, tha Sheholli në Kanal10.

    Ai shtoi se pas mbylljes së qendrave të votimit, do të zbulohet edhe bojkotimi i madh i zgjedhjeve nga shqiptarët e veriut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark