×
  • Sport
  • Sport

    Shënoi dy gola në debutimin e tij në Rumani – Rrahmani shpërblehet nga fansat e Rapid Bukureshtit

    Insajderi
    27 August 2023 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albion Rrahmani nisi menjëherë që të lë gjurmë te Rapidi Bukureshti, duke fituar kështu edhe zemrat e tifozëve.

    Sulmuesi kosovar shkëlqeu në debutimin e tij, duke qenë vendimtar me dy gola në fitoren 3:5 ndaj U Craiovas.

    Kësisoj, Rrahmani u zgjodh si lojtari më i mirë në këtë ndeshje me votat e tifozëve të Rapidit. Kështu u njoftua këtë të diel nga klubi rumun.

    Ai mori 42% të votave, po aq edhe Funsho, por autori ish-sulmuesi i Ballkanit kishte disa vota më shumë, 1102, krahasuar me 1085.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark