×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shkalla elektrike në aeroport i këput këmbën turistes

    Insajderi
    29 June 2023 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Terminali 2 i aeroportit të Bangkokut në Tajlandë është përfshirë nga kaosi, teksa një turiste femër ka humbur një prej gjymtyrëve të saj për shkak të shkallës elektrike.

    Mjekët e aeroportit u detyruan të amputojnë këmbën e saj, pasi konstatuan që kishte ngecur në shkallën elektrike.

    Pasagjerja 57-vjeçare tajlandez raportohet se do të fluturonte nga aeroporti Don Mueang për në provincën jugore Nakhon Si Thammarat këtë mëngjes.

    Por në një aksident të frikshëm, ajo u ndal mbi valixhen e saj rozë para se këmba e saj e majtë të tërhiqej zvarrë nga shina.

    Kalimtarët e tmerruar u përpoqën të shtypnin çelësin e urgjencës për të ndalur shkallën elektrike, teksa makineria vazhdonte të çante muskujt, tendinën dhe kockën e këmbës së saj.

    Ekipit mjekësor përfundimisht iu desh t’i presë këmbën e majtë deri sipër gjurit, sipas zyrtarëve të aeroportit. Më pas ajo u dërgua në spitalin Bhumibol Adulyadej në kryeqytet për trajtim urgjent.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark