×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Greqi, mes të arrestuarve një shqiptar

    Insajderi
    09 April 2023 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritete greke kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës. Nga ky operacion janë arrestuar 7 anëtarë të bandës, mes tyre edhe një shqiptar.

    Mediat greke shkruajnë se nga banda operonte në Volos dhe se policia ka qenë në ndjekje të tyre që prej fillimit të muajit mars.

    Gjatë kontrollit policor në ambientin ku qëndronte banda, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 9 kg heoinë, ku një pjesë e tyre ishte e fshehur në pjesë makinash. Gjithashtu u sekuestruan dy pistoleta, gëzhoja, pajisje laboratorike të kultivimit të kanabisit, materiale formulimi dhe paketimi droge, një shumë parash dhe 4 celularë të përdorur për negociatat e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark